E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrohet iftari i parë, të pranishëm personalitete

Iftarin e püarë të muajit të shenjtë të Ramazanit krerët e politikës dhe përfaqësues të diplomacisë të akredituar në Tiranë janë mbledhur sëbashku. Hapja e muajit të Ramazanit është përshëndetur edhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar. 

TIRANE- Muaji i Ramazanit ka mbledhur së bashku në iftarin e parë personalitete të larta të vendit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri.

I pranishëm në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ka qenë edhe Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha. Në hapjen e kësaj ceremonie kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça ka përshëndetur të gjithë të ftuarit, ndërsa i ka uruar ata për një muaj të mbarë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›