Lushnjë, vetëvritet me armën e shërbimit gardiania
Vetëvritet me armën e shërbimit një 50 vjeçare e cila punonte si gardiane pranë burgut të Kosovës në Lushnje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Lushnjes ku 50 vjeçaria është gjetur e vetëvrarë në banesë.
LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në qytetin e Leshnjës. Një grua 50 vjeçare është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e saj. Mësohet se 50 vjeçaria Myzejen Xheva punonte si gardiane pranë burgut të Kosovës së Lushnjes. Gardiana 50 vjeçare është vetëekzekutuar me armën e shërbimit.
Sipas burimeve të policisë gruaja i ka dhënë fund jetës në bahçen e shtëpisë. 50 vjeçarja nene e dy fëmijëve kishte disa ditë që kishte marrë një raport disa ditor nga puna. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar gardianen Xheva në vetëvrasje. Policia e Lushnjes po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. (a.r/balkanweb)