Shtutgart prish kontraten me Kamoranezin
Bashkepunimi ndermjet ekipit te Bundesliges Shtutgart dhe mesfushorit 34-vjecar italian Mauro Kamoranesi ka perfunduar pas vetem 6 muajve. Italo-argjentinasi i cili me kombetaren italiane eshte shpallur Kampion i Botes me 2006 ne Gjermani erdhi ne Shtutgart veren e kaluar nga Juventusi duke nenshkruar nje vit kontrate. Por te kjo skuader duket se lojtari nuk eshte i kenaqur pasi ka luajtur vetem ne 7 ndeshje. Mesfushori pritet qe te rikthehet ne kampionatin italian ku disa skuadra qe luftojne per mbijetese jane te interesuar per sherbimet e tij. Gjithsesi ekziston edhe mundesia e largimit te tij drejt Argjentines ku ka pohuar se do te mbylle perfundimisht karrieren.