"Shtutgarti i fortë, por Barça avancon"
Barcelona, kampione e Europës, do të ndeshet me Shtutgartin. Drejtori teknik i klubit katalan, Çiki Begirishtajn, u shpreh i kënaqur me verdiktin, por u bëri thirrje lojtarëve "blaugrana" të mos i nënvlerësojnë gjermanët. "Nuk mund të ankohem për kundërshtarët", tha ai. "Mendoj se ishte një short mjaft i mirë për ne dhe kemi shanse të mira të kualifikohemi. Jemi përpara një testi të vështirë, megjithatë është Shtutgarti skuadra që duhet të ketë frikë. Rreziku më i madh është nënvlerësimi i rivalëve".