Morati: S‘kemi frikë nga Çelsi i Ançelotit
"Më mirë të kesh motivacion të fortë dhe përballja me Çelsin na e jep këtë". Kështu e ka komentuar presidenti i Interit, Masimo Morati, shortin përballë skuadrës së Ançelotit. "Të gjitha skuadrat janë të forta, varet nga vetë ne, prandaj do të jetë shumë interesante ta shikojmë këtë sfidë, u shpreh Morati. Është e kotë të kesh frikë dhe nuk besoj se kemi frikë askënd. Ndërsa mendoj se është interesante të përballemi me ta. Do të jetë një stimul më shumë edhe për Murinjon të rikthehet në "Stamford Bridge". Do të jetë një motivacion i fortë".