E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Për të fituar duhet të mundim më të mirët"

Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, është shfaqur dukshëm i pakënaqur nga shorti, megjithatë ai u mundua t‘u japë zemër të tijve për sfidën me Interin. "Zikaltrit janë një prej skuadrave më të forta, por duhet ta pranojmë shortin. E njoh shumë mirë kundërshtarin, na presin dy sfida shumë të vështira", tha tekniku. "Megjithatë, për të fituar trofeun e Ligës së Kampioneve, duhet të mposhtësh ekipet më të mira në Europë. Murinjo? Nuk kam asgjë kundër tij, por preferoj të luaj në fushë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›