E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri ne Itali, plagoset me arme ne Kamze ish-emigranti

TIRANE – Nje konflikt i nisur ne Itali eshte bere shkak per plagosjen me arme te nje 20-vjeçari ne Institutin Bujqesor ne Kamze. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme rreth ores 20:00, kur shtetasi Adriatik Kazmiu eshte qelluar me arme zjarri dhe ka mbetur i plagosur. Burime te Komisariatit nr.5 te policise se kryeqytetit pohuan dje ne mbremje se ngjarja ndodhi ne nje qender interneti ne Kamze, ku i plagosuri eshte konfliktuar me disa persona te tjere. Efektivat e ketij komisariati qe mberriten ne vendin e ngjarjes brenda pak oresh kane identifikuar autorin e plagosjes, i cili sipas burimeve te policise eshte Ervin Bellaj, 23 vjeç. Pas grumbullimit te deshmive dhe provave te tjera qe tregonin autoresine e tij ne plagosjen e 20-vjeçarit, Bellaj eshte shpallur ne kerkim nga policia e Tiranes. Nderkohe forcat e rendit i kane dhene ndihmen e nevojshme te plagosurit Adriatik Kazmiu, duke e derguar ne spital per mjekime nga plaget e marra. Sipas hetimeve te policise, autori i plagosjes dhe personi i demtuar kane qene pak kohe me pare emigrante ne Itali. Gjate qendrimit ne shtetin fqinj, sipas policise thuhet se ata kane pasur mosmarreveshje mes tyre. Konflikti eshte rikthyer mbreme kur Adriatik Kazmiu eshte perballur ne nje qender interneti me 23-vjeçarin Ervin Bellaj. Ky i fundit ka qelluar me arme zjarri pistolete ne drejtim te 20-vjeçarit, me te cilin ishte ne konflikt. Te shtenat kane ndodhur pas nje debati verbal qe autori i krimit ka pasur me te plagosurin. Me pas, i dyshuari ka dale nga ambienti ku ndodhi krimi dhe eshte larguar pa lene gjurme nderkohe qe eshte shpallur ne kerkim nga policia. Forcat e rendit kane ngritur postblloqe ne te gjithe zonen ku ndodhi ngjarja, duke patrulluar deri pas mesnate por autori i ngjarjes i ka shpetuar arrestimit. Policia mbreme gjate nates ka kryer disa kontrolle banesash, me qellim arrestimin e 23-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›