E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet afati i rregjistrimit part time

Universiteti i Tiranes ka shtyre afatin e rregjistrimit te kandidateve fitues ne sistemin e studimeve me kohe te pjesshme. Kjo mase eshte ndermarre pasi specialistet po verifikojne te gjithe fituesit, nese ata rezultojne se ndjekin njekohesisht edhe ndonje fakultet tjeter, gje e cila i perjashton automatikisht nga lista e fituesve. Pas shpalljes se kandidateve fitues, nisur nga fluksi i madh i kerkesave, Universiteti i Tiranes ka kerkuar edhe 800 kuota te tjera shtese per 4 dege. Drejtesia ka kerkuar edhe 400 kuota, nderkohe qe ka shpallur edhe 200 fituesit qe i ishin akorduar. Nderkohe qe kerkese per shtese kuotash ka bere edhe fakulteti i Ekonomise, i cili ka kerkuar edhe 100 vende te reja, dhe po aq ka kerkuar edhe fakulteti i Histori-Filologjise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›