“Bllokohet” tregtia me Italinë, kamionët shqiptarë, pa leje
Problemi i disvoltave apo ndryshe, lejeve të qarkullimit, është rishfaqur sërish në Durrës, e pse jo, edhe në gjithë sistemin e transportit me Italinë. Dy kamionë janë sekuestruar dhe të tjerë janë bllokuar në Itali, pasi nuk janë pajisur me lejet e qarkullimit për mjetet e huaja, duke krijuar kështu kaos për biznesin shqiptar.
Burime portuale thane dje për “standard” se “vetëm një numër shumë i kufizuar kamionësh me targa shqiptare mund të udhëtojnë nëpër rrugët e Italisë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë bllokuar prej 2-3 muajsh”. Disvoltat janë lejet e qarkullimit që shteti italian aplikon për mjetet tona të tonazhit të lartë.
Bllokohen dy kamionë
Dje, dy shoqërive të transportit, të cilat tentuan t’i nisin mjetet e tyre të pashoqëruara me këtë dokument që lëshohet nga Ministria e Transporteve Italiane, e pësuan me sekuestrimin e dy kamionëve.
Ndërkohë, shpresat e transportuesve se pas vizitës së Kryeministrit italian, Berluskoni, në Shqipëri do të ndryshonin, dhe problemi në fjalë të paktën do të liberalizohej, mbeten akoma të gjalla, pavarësisht se ata vazhdojnë të mbajnë të bllokuara mjetet e tyre deri në vitin 2009, të paktën tremujorin e parë në shtetin fqinj.
Një zgjidhje provizore kanë përzgjedhur bizneset të cilët kanë nevojë për mallra importi. Ato kanë angazhuar kamionë të shoqërive të transportit nga Maqedonia të cilët nuk janë përfshirë në barrierat italiane.
200 kamionë të mbetur peng
Porti i Durrësit ka të licencuar dhe në gjendje pune (pasi plotësojnë standardet e vendosura nga BE-ja) rreth 230 kamionë të tonazhit të lartë. Sipas informacionit më të fundit nga shoqata e kamionistëve, rezulton se vetëm 20 apo 30 kamionë janë të pajisur me disvolta dhe që mund të udhëtojnë nëpër Itali, ndërsa pjesa tjetër është e bllokuar prej disa javësh.
Një punonjës i një shoqërie të madhe transporti tha dje për “standard’ se “në këtë fundviti, kur është edhe piku i punës, jemi të bllokuar për shkak të mungesës së disvoltave. Para pak ditësh në Itali më sekuestruan një trajler fare të ri të cilin e nisa për udhëtim pa disvoltë”. Në këto kushte, biznese të ndryshme i janë drejtuar për nevojat e tyre shoqërive të transportit në Maqedoni.
Kamionët e këtij vendi nuk u nënshtrohen barrierave që u duhet të kalojnë shoferët tanë. Madje ata janë të përjashtuar edhe nga taksa e ngarkesës për kilometër që rëndon po për shoferët e 3 vendeve të sipërpërmendura. Kriza e disvoltave nisi të ndihej në fillim të nëntorit të këtij viti dhe kur pritej mbërritja e një kontigjenti shtesë nga Italia për të përballuar fundin e vitit, situata mbetet ende e bllokuar.