Vullnetarët amerikanë “zbarkojnë” në Shqipëri
Qindra vullnetarë do të vijnë në Shqipëri për të ndihmuar vendin tonë në problemet në fushën e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë nënshkroi dje një memorandum mirëkuptimi me Korpusin e Paqes, institucion ky i mbështetur nga qeveria amerikane. Kjo marrëveshje parashikon ardhjen në Shqipëri të vullnetarëve të korpusit, të cilët do të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet politikave të informimit të qytetarëve. Memorandumi i nënshkruar në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë parashikon se të gjitha shpenzimet do t`i marrë përsipër Korpusi i Paqes, ndërkohë që afati i marrëveshjes është 2008-2012.
Memorandumi
“Korpusi i Paqes, një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të bashkëpunojë më Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, duke caktuar vullnetarë të Korpusit të Paqes të punojnë në mbështetje të aktiviteteve të ndryshme, lidhur me edukimin shëndetësor në shkolla përkrah programit të drejtuar, mbështetur dhe promovuar nga MSH-ja në komunitetet shqiptare”, – deklaroi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas saj, ky memorandum mirëkuptimi midis palëve nënshkruese cakton kuadrin dhe fushat e bashkëpunimit. “Kjo mbështetje ka konsistuar në drejtim të shëndetit riprodhues, sidomos të metodave të planifikimit familjar, shëndetit të nënës dhe fëmijës, asistencës për parandalimin e HIV/AIDS-it dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, në përmirësim e shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor, sidomos në planifikimin e shërbimeve dhe mënyrën e financimit të tyre, urgjencës mjekësore, asistencës për reduktimin e përdorimit të drogës, e shumë fusha të tjera”, – deklaroi ministrja Godo.
“Në vijim të bashkëpunimit, shpreh mirënjohje ndaj përfaqësuesve të Korpusit të Paqes për këtë memorandum, i cili fokusohet në një nga fushat më të rëndësishme të punës tonë, atë të promocionit dhe edukimit shëndetësor të komunitetit, mjaft thelbësore në përmirësimin e treguesve të shëndetit publik”, – theksoi znj. Godo.
Në nënshkrimin e këtij memorandumi bashkëpunimi merrte pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uidhers. Ai uroi ministren Godo për suksesin e deritanishëm në drejtimin e institucionit shëndetësor, si edhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm midis dy vendeve në fushën e shëndetësisë. Ministrja Godo falënderoi qeverinë amerikane për mbështetjen e madhe që i ka dhënë vendit tonë, ashtu si edhe sektorit të shëndetësisë.
Projekti
Korpusi i Paqes do t`i mbështesë vullnetarët me një pagesë modeste, si edhe pagesën e qirasë, energjisë e ujit të një apartamenti privat ose/dhe një pagesë për familjen pritëse, nëse MSH-ja ose agjencia pritëse nuk është në gjendje të kontribuojë në kostot e strehimit të sipërpërmendura; kujdesin mjekësor dhe ilaçet; shpenzimet e transportit për Korpusin e Paqes; trajnimin në shqip dhe anglisht.
“Kur të kërkohet apo të jetë e nevojshme, Korpusi i Paqes në përputhje me autoritetin, politikat, prioritetet e programit si dhe me rregulloren, do shërbejë edhe si ndërlidhës për të lehtësuar kontaktin dhe komunikimin midis organizatave apo institucioneve shqiptare dhe amerikane për aktivitete, si shkëmbime teknike, korrespondencë profesionale”, – deklaroi Ministria e Shëndetësisë.
Këta vullnetarë do të shërbejnë për të përmbushur qëllimet dhe objektivat në strategji, si rritja e aksesit të materialeve informative parandaluese. “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve informuese edukative, ku si objektiva parashtrohen rritja e njohurive dhe aftësive të edukatorëve të shëndetit në transmetimin e informacionit edukativ, si edhe përmirësimi i aftësive menaxhuese dhe planifikuese të edukatorëve të shëndetit” përcaktohet si një tjetër objektiv, ndërkohë që qëllim është edhe fuqizimi i anëtarëve të komunitetit duke promovuar një jetesë të shëndetshme, ku si objektiv është ndihma për anëtarët e komuniteteve që të identifikojnë prioritetet dhe nevojat e tyre shëndetësore dhe sociale.