Zaptuan token, nen akuze per falsifikim
Devoll- Dy persona do te ndiqen penalisht pasi dyshohen se kane falsifikuar disa dokumente pronesie per te perfituar ne menyre te jashteligjshme nje prone ne fshatin Miras te rrethit te Devollit. Policia e Korces beri dje te ditur se do te ndiqen penalisht 73- vjecari Sami Serani dhe 55-vjecari Sefi Kaso, banues ne kete fshat. Ata akuzohen se kane falsifikuar disa dokumente pronesie, per te perfituar ne menyre te paligjshme nje siperfaqe toke ne fshatin e tyre Miras. Sipas hetimeve te kryera rezulton se pretenduesi ka depozituar te gjitha materialet ne komisariat, per agjentet e zyres Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar dhe ka bere denoncimi per falsifikim te ketyre dokumenteve. Policia vendore konfirmoi se kallezimi penal eshte bere nga F. D., edhe ky banues ne Miras, i cili ka pretenduar se dy te dyshuarit i kane pervetesuar pronesine e tokes. Agjentet kryen shoqerimin e Seranit dhe te Kasos, te cilet nga ana e tyre pretenduan se e kane fituar ligjerisht siperfaqen, duke dorezuar dokumentet qe zoteronin. Pas shoqerimit, te dyshuarit u lane te lire deri ne verifikim te plote te ceshtjes dhe eshte ngritur akuza e "falsifikimit te dokumenteve zyrtare". Ne cilesine e provave materiale mesohet se jane sekuestruar disa dokumente te vulosura, te cilat do u nenshtrohen ekzaminimeve shkencore.