Shtyhet ceshtja “Basha” ne Gjykate
Gjykata e Larte shtyu gjyqin ndaj ish-ministrit te Transporteve Lulzim Basha. Gjykata pritej te jepte vendimin per nje tjeter ankimim te bere prane saj. Sot pritej rekursi i kerkuar nga Prokuroria ndaj vendimit te Gjykates se Apelit qe shpalli te pavlefshem hetimet ndaj Ministrit Basha per abuzimet rrugen Durres-Kukes. Mesohet se avokati i Bashes, Zef Nikaj ka dorezuar ne Kolegjin Penal te Gjykates nje raport mjekesor me te cilin pretendoi gjendjen jo te mire shendetesore te tij. Gjykata nuk ka arritur deri tani te realizoje asnje seance ndaj ish-ministrit te Transporteve. Nje muaj me pare perballe ketij Kolegji Penal, pala mbrojtese kerkoi mbylljen e ceshtjes pasi, sipas avokatit, klienti i tij nuk eshte i pandehur pasi nuk i eshte komunikuar akuza nga ana e Prokurorise se Pergjithshme, per abuzimet ndaj rruges Rreshen Kalimash.