E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhyn në kabinën elektrike, vdes 34-vjeçari

09/04/2009  Ra në kontakt me tensionin e lartë

SHKODER- Ndërhyrja në kabinën elektrike të fshatit ka shkaktuar vdekjen e një 34-vjeçari nga fshatrat e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baks –Rrjoll të komunës Velipojë të rrethit të Shkodrës. Ka qenë ora 09:30 e mëngjesit të së martës kur shtetasi Sokol Gjeka ka hyrë në kabinën e fshatit të tij Baks-Rrjoll. Shkak është bërë një defekt në linjën që furnizonte banesën e tij. Shtetasi Gjeka është futur në kabinën elektrike për të rregulluar defektin, por një kontakt i tij me lidhjet e tensionit të lartë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij. Në ato momente shokët e tij po e prisnin për të pirë kafen e mëngjesit, por kanë konstatuar se bashkëfshatari i tyre Gjeka po vonohej, atëherë kanë nxituar për të parë se ç’kishte ndodhur. Pikëllimi i tyre ka qenë tepër i madh kur kanë parë shokun e tyre të shtrirë përtokë pa jetë. Blutë e mbërritur në vendngjarje kanë filluar hetimet, në përfundim të të cilave është arritur në konkluzionin se vdekja e shtetasit Sokol Gjeka ka qenë aksidentale. Janë të shumtë shtetasit që tentojnë të kryejnë vetë lidhje të energjisë, duke rënë kështu dhe viktimë. Shumica e tyre në mungesë të elektricistëve apo dhe të përtesës për të marrë një të tillë ndërhyjnë në linjat e tensioneve të lartë pa asnjë mjet mbrojtës apo dhe mjetet e nevojshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›