Arrestohet biznesmeni Ruzi, kërkohej për mashtrim
09/04/2009 Denoncimi na mori mijëra euro
DURRES- Policia kufitare në portin e Durrësit ka ndaluar dhe më pas ka arrestuar për llogari të drejtësisë shtetasin e quajtur Ajet Ruzi. Anëtari i dhomës së tregtisë dhe industrisë është vënë nën akuzën e mashtrimit, ndërsa Prokuroria kishte mundur gjykatën të lëshonte urdhrin e arrestimit të Ruzit më datë 19 mars 2009. 63-vjeçari i lindur në Berat dhe banues në Tiranë është përfshirë në një rrjet mashtrimi ndaj disa shtetasve, të cilët e kanë denoncuar sapo kanë mësuar se kishin rënë viktimë e 63-vjeçarit. Biznesmeni kishte mundur të “bindte” disa shtetas lidhur me mundësitë e tij për tu afruar shërbime e favore duke u marrë nga ana tjetër edhe shpërblimin në të holla. Policia nuk ka bërë të ditur se sa është shuma e përfituar nga mashtrimi, ndërkohë që anëtari i dhomës së tregtisë dhe industrisë është shpallur në kërkim një muaj më parë. Dje në mesditë ai ka zbritur në portin e Durrësit pas lundrimit me tragetin “Aurelia” të linjës Bari-Durrës dhe sapo ka prekur terminalin e udhëtarëve është vënën nën arrest. Atij i janë komunikuar akuzat dhe është shoqëruar për në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mësohet se shtetasi Ruzi do ti përgjigjet drejtësisë shqiptare pas denoncimeve për mashtrim në shuma të mëdha.