E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Peka, zgjidhet anëtar këshilli

09/04/2009  TIRANE- Prokurori pranë Prokurorisë së Apelit të rrethit të Tiranës Dritan Peka është bërë anëtari më i ri i Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Mësohet se gjatë votimit të kryer mesditën e djeshme prokurori Peka ka marrë më shumë vota nga dy kandidatët e tjerë, Pelivan Malaj dhe Irma Bali. Burime pranë komisionit të numërimit të votave thanë se kandidati Dritan Peka mundi të marrë plot 118 vota, duke u bërë kështu edhe anëtari i ri i Këshillit të Prokurorisë, në të cilin do të përfaqësojë interesat e prokurorive të Apelit. Ndërkohë që i dyti në listën e kandidatëve doli prokurori i Apelit të Vlorës Pelivan Malaj dhe pas tij u rendit Prokuroria e Apelit të Korçës Irma Bali. Aktualisht Këshilli i Prokurorisë përbëhet nga shtatë anëtarë, nga të cilët gjashtë prokurorë dhe një përfaqësues i ministrit të Drejtësisë. Në mbledhjen e këshillit mund të marrë pjesë edhe një përfaqësues i Presidentit të Republikës. Në përbërje të këshillit janë tre prokurorë, që ushtrojnë funksionet në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, dy prokurorë, pranë gjykatave të apeleve dhe një prokuror, që ushtron funksionet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›