E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll për xhamat e errët, gjobiten 150 shoferë

09/04/2009  Dhe për parregullsi në dokumente

BERAT- Në orët e vona të natës së djeshme organet e sektorit të qarkullimit rrugor pranë komisariatit të Beratit kanë nisur një aksion për verifikim dhe ndalim në qarkullim të automjeteve me xhama të errët. Organet blu kanë ngritur postblloqe në lagjen “Celepias” të qytetit të Beratit ku kanë ndaluar për kontroll nga të dyja akset e rrugës makinat që hynin dhe dilnin në qytetin e Beratit. Sipas burimeve nga sektori i trafikut rrugor, bëhet e ditur se vetëm dje janë ndaluar 15 automjete që qarkullojnë me xhama të zinj në qytetin e Beratit. Po nga forcat blu që kanë bërë sit kontrolli të gjithave automjeteve duke arritur të gjobisin 150 drejtues automjetesh që kanë patur probleme me dokumentet, mos përdorim të rripave të sigurimit si dhe shkelje të tjera ë rregullores gjatë qarkullimit rrugor. Po sipas punonjësve të trafikut bëhet e ditur se kontrolli për këto probleme do të vazhdojë dhe në ditët në aksin kryesor të qytetit të Beratit. Për policinë mjete me xhama të errëta janë kthyer në shqetësim, pasi janë shtuar së tepërmi. Ndërkohë ligji e parashikon qartë që automjetet duhet të jenë vetëm me xhama të tejdukshëm, përveç mjeteve të institucioneve të parashikuara me ligj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›