“Babai nuk më ka përdhunuar, ishte ideja e nënës”
09/04/2009 Vajza kundër nënës, mbron Ramadan Isufajn, babanë e akuzuar për përdhunim
Dëshmia e parë e vajzës në gjykatë, akuzon nënën se e ka detyruar për padinë
TIRANË- Ramadan Isufaj, babai i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij që kur ajo ishte 11 vjeçe përballet me dëshminë e saj para gjykatës. Për herë të parë vajza e të pandehurit Isufaj, emrin e së cilës nuk publikohet për shkak të etikës mësohet se i është kundërvënë nënës së saj duke mbrojtur babanë. Seanca filloi në orën 13.00 të mesditës për të vazhduar deri në mbylljen e orarit zyrtar.
Dëshmia
“Më vjen keq për këtë që ka ndodhur në emër të babait tim. Nuk është aspak e vërtetë që babai më ka përdhunuar. Unë kam gënjyer që në fillim. Për të bërë një gënjeshtër kaq të madhe jam nisur nga shtrëngimet e nënës dhe nga besimi se gjendja mes tyre do të përmirësohej. Unë tashmë e kuptoj pse është duke vuajtur babai im. Ai nuk do të mund të bënte asgjë kundër meje. Por unë kam dhënë një deklarim të rremë duke u nisur nga ajo çka më ka thënë nëna ime. Pra, dua të them se e kam paditur babanë se më ka përdhunuar pasi më parë kishim komunikuar me nënën. Ajo zihej shpesh me babanë dhe ai e rrihte gjithmonë. Unë e shihja këtë skenë që përsëritej dhe nuk kisha se si të bëja ndryshime për mirë. Një ditë jemi ulur me nënën dhe menduam se si të mund të gjenim një zgjidhje. Nëna më tha të bëja unë një padi ku ta akuzoja për përdhunim. Kështu vendosëm. Unë e akuzova, por kjo nuk është e vërtetë. Unë kundërshtoj gjithçka që kam thënë më parë. E gjithë kjo erdhi si pasojë e shtrëngimit që më ka bërë nëna. I tërheq të gjitha. Unë nuk e dija se babai do të qëndronte kaq shumë në burg. Mendova se do të rrinte një ose dy javë e më pas do të rregullohej me mamin me të cilën rrinte shpesh i zemëruar”,- tha dje vajza e të pandehurit Ramadan Isufaj. Pas kësaj dëshmie vajza është pyetur nga prokurori i çështjes dhe nga avokati mbrojtës në prani të nënës së saj. Bashkëshortja e të pandehurit i tha dje gjykatës se vajza i ishte ankuar për babanë, ndërsa vet vajza e ka kundërshtuar nënën. Ajo i ka thënë nënës se ishte pikërisht ajo që donte me çdo kusht të ngrinte një padi kundër bashkëshortit. Sakaq, i akuzuari ka thënë: “Nuk kam kryer kurrë marrëdhënie me vajzën time. Është një sajesë e turpshme e gruas. Unë deklaroj me bindje se kisha kohë që dyshoja për tradhtinë e bashkëshortes”.