E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet divorci i Aida Shtinos, gjykata i jep kohë të gjejë adresën e bashkëshortit

 Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën e parë gjyqësore të Aida Shtinos, gazetares së njohur të emisionit “Njerëz të humbur”, për divorcin nga bashkëshorti që ishte planifikuar të zhvillohej në datën 15 dhjetor. Objekti i kërkesëpadisë specifikon zgjidhje martese pa përcaktuar fajësinë, ndërkohë që gjykata do të vendosë për ushtrimin e përgjegjësisë prindërore për fëmijën Brendon Ahmeti, caktimin e mënyrës së takimit të tij me babain, si dhe caktimin e detyrimit si kontribut për ushqim.  Seanca përgatitore e planifikuar të zhvillohej në orën 11:30 të datës 15 dhjetor është shtyrë për t’i dhënë kohë e mundësi paditëses Shtino, të gjejë adresën e të paditurit, bashkëshortit Albano Ahmeti. Në këto kushte është vendosur që seanca e mëpasme të zhvillohet më datë 1 shkurt 2010, ora 10.30 pasi në kërkesëpadinë e Shtinos nuk ishte përcaktuar adresa e saktë e bashkëshortit të saj, pasi gazetarja jeton e veçuar prej pak muajsh nga ai. Aida i ka dhënë fund parimisht martesës së saj disavjeçare, ndërsa depozitoi më 20 nëntor pranë Gjykatës së Tiranës kërkesëpadinë për divorc ndaj bashkëshortit të saj, me të cilin njihej që para 20 vitesh. Në padinë e gazetares është kërkuar që të mos sqarohet fajësia dhe se kujdestarinë për djalin e tyre Brandon e ka kërkuar ta marrë vetë ajo. Aida dhe Albono, me profesion fotograf, janë moshatarë, të dy të datëlindjes 1969. Ata janë njohur që kur Aida vazhdonte studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Më pas emigruan drejt Athinës, ku lidhën martesë e më pas sollën në jetë djalin e vetëm. Karriera e Aida Shtinos në media filloi në Tiranë me disa bashkëpunime me media lokale dhe TVSH dhe më pas si gazetare në Athinë në kanalin “ALTER”. Tek ky stacion punoi si gazetare investigative në emisionin “Fos sto tounel”, që merret me kërkimin e njerëzve të humbur dhe të zhdukur. Pas 13 vitesh në Greqi ajo u rikthye për të nisur emisionin “Ku Je” në “Telenorba”, që për herë të parë u transmetua në prill 2005. Albano i siguroi patentën në një nga televizionet greke, me të cilin Aida filloi emisionin “Ku je”, në ekranin e Telenorba Shqiptare në Tiranë. Që prej gushtit 2008, Aida Shtino e bën këtë emision në TV Klan, ndërkohë që e ka shtrirë misionin për kërkimin e njerëzve të humbur edhe në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›