E Diel, 1 Nëntor 2026

Mujota: Mbështetja e Obamës, shtyje për FSK-në

Në një konferencë për media të shtunën, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, tha se për MFSK dhe për FSK-në është thelbësore përkrahja dhe inkurajimi që vjen nga SHBA-të dhe presidenti Obama, për punën e duhur në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë, si dhe për bashkëpunimin e duhur me NATO-n dhe KFOR-in. Mujota ka bërë të ditur se Obama në raportin drejtuar Kongresit ka përmendur ndihmën që po i japin FSK-së oficerët amerikanë në kuadër të KFOR-it. Sipas tij, vlerësimi i presidentit Obama është inkurajues dhe mjaft domethënës për FSK-në, si dhe për tërë popullin e Kosovës. “Ky vlerësim i presidentit Obama është një inkurajim, është një shtytje përpara dhe na obligon që të mbajmë zotimet tona si Ministri e Forcës së Sigurisë, si qeveri dhe populli i Kosovës për të ndërtuar paqen dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Mujota. (rtv21/start)                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›