E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve me A/H1N1

Bëhet fjalë për një grua nga Kukësi e cila ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë.Gruaja ka qëndruar prej ditësh në reanimacion, ndërsa sot ka humbur jetën. Megjithatë, ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera të rënda si turbekulozi dhe kardiopi kronike, çka kanë ndihkuar në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore. Prekja nga A/H1N1 i ka shkaktuar goditjen fatale, duke i marrë asaj jetën. Vendi ynë mumëron mbi 350 persona të prekur me A/H1N1. Rasti i parë i prekur nga ky virus u shfaq në muajin qershor, ndërkohë që rastet kanë ardhur duke u rritur. Pothuajse të gjitha viktimat e këtij virusi, ishin të prekura edhe nga sëmundje të tjera.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›