Spanja qasje kontruktive ndaj statusit të Kosovës
Gjate prezantimit të prioriteteve në presidencën spanjolle, e cila nisë me 1 janar të vitit që vjen, Moratinos premtoi se Spanja do jetë neutrale ndaj çështjes së Kosoves, sepse, siç u shpreh ai, shumica e vendeve anëtare e kane pranuar shpalljen e njëanshme të pavarësisë. Ai madje tha në Bruksel se gjatë tërë kësaj periudhe, Spanja ka qenë konstruktive pos faktit se nuk e ka njohur pavarësinë për shkak të, sipas tij, arsyeve legale. Ne jemi skajshmërisht pozitiv, tha Moratinos, duke premtuar se spanjollët do të angazhohen në përforcimin e prezencës evropiane në Kosovë. Duke argumentuar konsruktivitetin spanjoll ndaj Kosovës, Moratinos premtoi edhe ftesën qe do ta marrin autoritete kosovare për takimin e nivelit të lartë, qe do të mbahet në pranverë, ku marrin pjese përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, si dhe ata të shteteve të rajonit. Mirëpo që tani Moratinos paralajmëroi se ftesa që do t’i dërgohet kosovareve për pjesëmarrje në këtë takim, do jetë e kushtëzuar me misionin e KB-së në vend, përkatësisht se Kosovës serish do t’i referohen me Rezolutën 1244. (rtk/start)