E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet dosja "Gerdeci", mungon gjyqtarja

Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine e 15 marsit ne Gerdec, eshte shtyre per mungese te nje prej gjyqtareve. Mesohet se gjyqtarja Fatmira Hajdari, per arsye personale ishte larguar nga Shqiperia ne drejtim te Gjermanise. Sipas trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, seanca e djeshme nuk mund te vazhdonte. Gjyqtari shpjegoi se seanca e radhes do te jete me daten 4 nentor. Po ashtu ai theksoi se ne rast se gjyqtarja Hajdari nuk do te paraqitet, atehere gjyqtarja do te zevendesohet me nje tjeter. Ne kete proces jane duke u gjykuar ne gjendje "arrest me burg" kater te pandehurit Mihal Delijorxhi, ish administratori i "Albademil", Dritan Minxholli, ish-drejtori teknik i punimeve, Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s dhe Sokol Ngjeci, ish punonjes ne MEICO. Keta te pandehur akuzohen per disa vepra penale mes tyre edhe "vrasje masive". Nderkohe qe ne gjendje te lire jane duke u gjykuar ushtarake. Te pandehurit akuzohen nga prokuroria per tragjedine e Gerdecit, ku si pasoje e nje shperthimit te fuqishem humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›