Vllaznia ne presionin e tifozeve, e fundit dhe pa asnje justifikim
Vllaznia eshte vene pas rezultateve zhgenjyese te fazes se pare, ne presion te tifozeve te shumte shkodrane, qe nuk mund te pajtohen kurrsesi me paraqitjet e saj, gjate ndeshjeve te fazes se pare. Ne nente javet e para, Vllaznia ka grumbulluar shtate pike, duke mbetur si rrallehere, ne vend te fundit te tabeles. Ekipi shkodran, me nente trofe te fituara i ka dhene fund pretendimeve te ketij edicioni, pas humbjes qe pesoi nga kampionet ne fuqi, gjate javes se fundit ne "Loro Borici". Presidenti i klubit, Valter Fushaj, per te ndryshuar gjendjen e skuadres, premtoi se do te kete nje merkato te forte ne muajin janar. Ne kampin kuqeblu, ka kohe qe ka pllakosur heshtja. Asnje justifikim nuk mund te binde tifozet, ndaj edhe lojtaret e Vllaznise dhe drejtuesit e klubit shpresojne se do t'i shpetojne krizes, pas ndeshjeve te radhes ne pritje te muajit janarit, muaj ku jane paralajmeruar ndryshime, me qellim qe te ndertohet nje tjeter ekip, pretendent per pjesen e dyte te gares, ne nje nga kompeticionet ku ai i kupes shihet si me i realizueshem per te shpetuar ekipin nga deshtimi i plote. Disa lojtare titullare, pritet te ndeshkohen financiarisht ne kontratat qe kane lidhur me klubin, per paraqitjet e dobeta te javeve te para te Vllaznise. Nen-kampionet e sezonit te shkuar, nuk e kishin menduar se ne prag te mbylljes se fazes se pare do te mbeteshin ne fund te klasifikimit, duke i dhene shume heret fund synimeve te larta per te fituar titullin, ne baze te objektivit.