E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet edhe për një javë gjyqi, avokatët shkaktarë

19/03/2010 Banda e Lushnjës

TIRANË- Banda e Lushnjës pati dje fatin e njëjtë me atë të Durrësit. E planifikuar për t’u zhvilluar në orën 12.00 në sallën e gjyqit u fut vetëm avokati Vladimir Meçi. Përfaqësuesi ligjor i Rexhep Ginës, Ardian Leka, mungonte. Dukej se gjithçka ishte përgatitur më parë. Meçi u futi në sallën me mendimin për shtyrje pasi e dinte që kolegu i tij nuk ishte i pranishëm. Në këtë rast trupit gjykues i mbeti vetëm marrja e vendimit për të shtyrë seancën edhe një javë në pritje të palës mbrojtëse. Avokatët pretendojnë se janë të angazhuar edhe në seanca të tjera dhe nuk kanë mundësinë e pjesëmarrjes në shumë gjyqe njëherësh. Ndërkohë që të pranishëm në sallë brenda kafazit të hekurt kanë qenë të pandehurit. Ata nuk pranuan vazhdimin e gjyqit pa praninë e avokatëve mbrojtës. Të pandehurit i thanë gjykatës se nuk janë në gjendje të mbrohen ligjërisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›