E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet kosovari për prostitucion në Tiranë

Në pranga përfunduar shtetasit  Burim Fejzulla Piskala, 30 vjeç, lindur në Prishtinë Kosovë dhe banues në Tiranë dhe Mire Ded Nika (Frroku), 47 vjeç, banuese në Tiranë.

Ndërkohë, procedimi penal në gjendje të lirë nisi për shtetasen C.I, 25 vjeç, me origjinë nga Lezha dhe banuese në Tiranë.

Operacioni i kryer në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Tiranës nisi pas tre muajsh hetime, nga ku rezultoi se shtetasi Burim Piskala ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni 25 vjeçaren me iniciale C.I, në një hotel në rrugën “Naim Frashëri“ në Tiranë. Mesditën e djeshme, 25 vjeçarja u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se hoteli ishte në përdorim të shtetases Mire  Nila, e cila u arrestua për konsumim të veprës penale të “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave prej 10.000 lekësh, disa telefona celularë dhe një automjet tip “Bravo“. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-01 13:19
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›