Mekanizma shtetërorë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

”Unë Sot Njoh, Guxoj, Mbrohem”, organizuar me rastin e 1 Qershorit nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe UNICEF.
“Në zbatim të Programit të Qeverisë 2009-2013 dhe në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare për fëmijët, Ministria e Punës ka ndërmarrë iniciativa dhe përmirësime të rëndësishme në fushën ligjore, strukturore dhe organizative për sigurimin e respektimit të të drejtave të fëmijëve në përgjithësi si dhe kushteve të përshtatshme për mirërritjen e fëmijëve në nevojë, grupe për të cilat kjo Ministri harton dhe zbaton politika të veçanta”, vuri në dukje zv/Ministrja e Punës, Filloreta Kodra.
Më tej, znj. Kodra si dhe përfaqësues të strukturave kryesore politikëbërëse dhe zbatuese u ndalën në risitë e Ligjit “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”, miratuar gjashtë muaj më parë, si dhe masat e marra për ngritjen dhe funksionimin e mekanizmave institucionalë në zbatim të tij.
Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, Miranda Pashaj, u ndal tek detyrat specifike të kësaj strukture, duke filluar nga monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fushën e të drejtave të fëmijëve, bashkërendimi i punës me të gjitha institucionet, unifikimi i dhënave statistikore për çështjet që lidhen me fëmijët, si dhe vendosjen e sanksioneve për shkelësit e të drejtave të fëmijëve.
Në Konferencë u vu në dukje se ka filluar puna për ngritjen e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivel qendror dhe vendor, ku në nivel qendror tashmë janë ngritur dhe funksionojnë Këshilli Kombëtar si dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, ndërsa në nivel vendor po ngrihen Njësitë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Këshillin e Qarkut si dhe në çdo bashki dhe komunë. /S.Ll/Start/
2011-06-01 14:12