Shtyhet gjyqi i Zharkut
Prishtinë (Start)-Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku. Prokurori i çështjes ka kërkuar shtyrjes e gjyqit me pretekstin se lidhur me çështjen në fjalë nuk ka prova të mjaftueshme për hetim. Kjo u konstatua edhe pas kundërshtimit të palës mbrojtëse të udhëhequr nga avokati, Xhevdet Shala, sipas të cilit akuza është ngritur vetëm mbi thashetheme. Zharku akuzohet për detyrim dhe për rrëmbim, vepra këto që dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2006. Kryetari i Kaçanikut i është dorëzuar policisë të martën.