Thaçi: Prishtina është e qartë; Nuk pranojmë planin
Prishtinë (Start)- Prishtina zyrtare duket se nuk do të marrë parasysh asnjë kërkesë për rishikim të planit gjashtë pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. Kryeministri Hashim Thaçi ka ripërsëritur sot qëndrimin e Prishtinës lidhur me këtë plan. Ai deklaroi se qëndrimi i institucioneve të Kosovës është shumë i qartë dhe se elementet substanciale të 6 pikëshit janë të papranueshme për Kosovën. Ndërkohë, lidershipi kosovar ka ripërsëritu edhe gjatë mbrëmjes së kaluar këtë qëndrim të Prishtinës zyrtare. Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen takime të përfaqësuesve kosovarë me përfaqësues të vendeve të Grupit të Kontaktit dhe BE-së. Temë e diskutimeve do të jetë shtrirja e EULEX-it dhe plani i paraqitur nga Moon.