E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova “JO” taksa për shtetasit maqedonas

Prishtinë (Start)- Të gjithë shtetasit e Maqedonisë do të mund të lëvizin drejt Kosovës pa paguar asnjë lloj takse. Këtë e ka bërë të ditur zv.Kryeministri kosovar, Hajredin Kuçi gjatë një takimi me homologun maqedonas, Abdiaqim Ademi. Gjatë takimit, zyrtarët e dy vendeve kanë diskutuar për ngritjen dhe thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis dy vendeve, duke vlerësuar si kontribut për stabilitetin e tërë rajonit.

Nga pala kosovare, Kuçi ka ftuar homologun e tij zëvendësministrin Ademi për ripërtrirjen e marrëveshjeve të mëhershme me Maqedoninë në fushën politike ekonomike, transport, energjetikë dhe në veçanti në sektorin e shëndetësisë. Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për ngritjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Kosova shumë shpejt do ta hap ambasadën e Kosovës në Shkup ka thënë Kuçi. Edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, ka vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Kosovës dhe Maqedonisë me bindjen se këto marrëdhënie do të shënojnë ngritje pas njohjes së Kosova nga Maqedonia dhe pas shënimit të vijës së kufirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›