Raporti i KS: Pamjaftueshmëria e administratës mbetet problem
Prishtinë (Start)-Raporti i Komisionit Evropian për progresin në Kosovë, nuk është ashtu negativ, siç e kanë prezantuar mediet ditëve të fundit, por ka mangësitë e veta. Kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të KE së, Khaldoun Sinno, gjatë prezantimit të raportit në fjalë para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, mjaft pozitive mbeten vlerësimet lidhur me stabilitetin politik të vendit dhe bashkëpunimin me BE në, por edhe pjesëmarrjen në takimet rajonale të Ballkanit Perëndimor, si dhe miratimin e Kushtetutës, dhe të një varg ligjesh, të cilat janë në harmoni me legjislacionin e vendeve të BE së.
Ngecjet dhe vështirësitë më të mëdha në Kosovës, Sinno i ka parë në kapacitetin e pamjaftueshëm të administratës së institucioneve, koordimimin jo të mirë ndërqeveritar, ndërministror dhe atë Kuvend Qeveri, nivelin e ulët të gjyqësorit, moskontrollimin nga institucionet e vendit të gjithë territorit të Kosovës, dhe për pasojë, lulëzimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.