Çfarë parasheh marrëveshja Beograd-OKB?
Beograd - Gazeta "Blic" sjell detaje nga marrëveshja e Beogradit me Kombet e Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshjeje policia në mjediset serbe mbetet në zinxhirin aktual komandues dhe do të mbikqyret nga policia ndërkombëtare. Emërimin e oficerëve serbë e inicon shefi i UNMIK-ut. Sa i përket doganës, në të do kthehen doganierët ndërkombëtarë në pikat kufitare në veriun e vendit dhe do të zbatohen procedurat në përputhje me rezolutën 1244, përfshirë edhe protokollin midis Serbisë dhe Shërbimit Doganor të UNMIK-ut. Hapet edhe një punkt te Kamenica. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga doganat u shkojnë autoriteteve lokale, ndërsa vetëm një pjesë e vogël pushtetit qendrore. Në lidhje me gjykatat thuhet se në veriun e Mitrovicës ato do të funksionojnë nën kontrollin e UNMIK-ut. Gykatësit dhe prokurorët lokalë do të emërohen në pajtim me rezolutën 1244. Kufijtë do të vazhdojnë të mbrohen në bazë të mandatit ekzistues të sigurisë nga NAT0-ja në pajtim me rezolutën 1244. Ndërkaq sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e fetare serbe duhet vazhduar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duke e perfshirë në dialog edhe Kishën serbe. E njëjta gazetë shkruan se e ashtuquajtura Ministri serb e për Kosovën tashmë ka inicuar themelimin e një kompanie të veçantë e cila me energji elektrike do të furnizonte enklavat serbe në Kosovë, ka pohuar kryetari i të ashtuquajturës "Qendër koordinuese" Zvonimir Steviç. "Kemi inicuar ndryshimin e marrëveshjes teknike të Serbisë dhe UNMIK-ut që të krijohet një kornizë për formimin e një ndërmarrjeje të veçantë për furnizimin me energji elektrike jo vetëm të zonave të banuara me popullsi shumicë serbe, por edhe të mjediseve joshqiptare në Kosovë", ka thënë Steviç.QIK/Start