Presidentit Topi i dorëzohet çelësi i Bashkisë së Shishlit

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin XIII Ekonomik Euro-Aziatik që po zhvillohet në Stamboll, Presidenti Bamir Topi zhvilloi një takim edhe me Kryebashkiakun e Shishlit, Mustafa Sarigyl.
Gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar me këtë rast në Sallën e Këshillit Bashkiak të kësaj lagjeje të madhe dhe të rëndësishme industriale me pesë milionë banorë, pas ekzekutimit të dy himneve kombëtare, kreut të shtetit shqiptar iu dorëzua çelësi i qytetit të Shishlit në shenjë nderimi dhe vlerësimi për kontributin e madh në integrimin e Shqipërisë në NATO, në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme vëllazërore mes dy vendeve tona tradicionalisht mike dhe tashmë edhe aleate si dhe mes dy popujve vëllezër.
Pas marrjes në dorëzim të simbolit më domethënës të qytetit të Shishlit nga Kryebashkiaku Mustafa Sarigyl, i cili theksoi se: ''po i jepte çelësin e shtëpisë së tyre'', Presidenti Topi shprehu mirënjohjen dhe emocionin e thellë për këtë vlerësim që forcon edhe më tepër miqësinë dhe marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë.