Shtyhet gjyqi për Krenar Ahmetin
Autori i Lajmit: red.
Kërkesa e avokatit të shefit të Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmetaj, për t u njohur me aktet e dosjes ka detyruar togat e zeza të shtyjnë dhe dje seancën gjyqësore. Gjykata e Tiranës ka shtyrë dje procesin në gjykim ndaj shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të kryeqytetit, Krenar Ahmeti. Avokati mbrojtës kërkoi kohë për të njohur plotësisht dosjen në ngarkim të klientit të tij, ndërkohë që trupi gjykues e pranoi këtë kërkesë, duke shtyrë seancën në ditët e ardhshme. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se së bashku me Krenar Ahmetin, të pandehur janë dhe dy punonjës policie, Alfons Gjoni dhe Bernard Vaci. Për të shmangur incidentin e mëparshëm, pak para nisjes së seancës, Ahmeti dorëzoi pistoletën e tij. Ngjarja për të cilën akuzohet Ahmeti ndodhi më 17 maj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Burime nga akuza bëjnë të ditur se atë natë prokurorja Elizabeta dhe bashkëshorti i saj, Agron Bajri, janë shoqëruar me forcë me urdhër të shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti, në Komisariatin numër 2 të Policisë, ku janë mbajtur të paktën 3 orë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se pas incidentit, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën. Prokurorja pretendoi se automjeti ku ndodhej dhe që drejtohej nga i vëllai, ishte ndaluar në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë shkak. Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili kishte kryer ndalimin e mjetit, sipas pretendimit të saj kishte kryer veprime që shkelnin etikën.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008