Tenton vetëhelmimin, pasi konsumon alkool
Autori i Lajmit: red.
Konsumon alkool dhe në gjendje të dehur detergjent të lëngshëm. Policia e Korçës tha se dje, në orën 17.00, tek Urgjenca e Spitalit në Korçë kishte shkuar një qytetar, i cili mendohej se kishte pirë helm. Burime nga policia bënë të ditur se pasi kanë bërë verifikimi i informacionit, nga ku rezultoi se i helmuar ishte një qytetar i moshës rreth 40 vjeç, lindur dhe banues në Korçë. Nga hetimet paraprake dhe nga pyetja e personave që kishin dijeni për ngjarjen, rezultoi se i dëmtuari, pasi kishte pirë alkool, në gjendje të dehur, kishte konsumuar detergjent të lëngshëm “Klor”. Policia tha se ka kryer hetimet për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë”. Policia e Korçës tha se dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008