Shtyhet kampionati dhe Kupa, ja datat e ndeshjeve
Më parë është e domosdoshme që Skënderbeu të luajë me Teutën dhe Shkumbinin, pasi vetëm me rezultatet e këtyre dy takimeve do të vendoset klasifikimi i saktë i skuadrave elitare në përfundim të fazës së dytë. Renditja në tabelë është e rëndësishme, pasi në bazë të pozicionit që ka secila skuadër përcaktohen sfidat për 11 javët e mbetura të kampionatit.
Shefi i sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku dhe sekretari i FSHF-së, Eduard Prodani, përcaktuan sot datat e zhvillimit të ndeshjeve të prapambetura në Superligë dhe në Kupën e Shqipërisë. Nesër Tirana dhe Besa do të luajnë normalisht çerekfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë, ku do të përcaktohet gjysëmfinalistja e parë. Po nesër, Shkumbini dhe Dinamo do të zhvillojnë ndeshjen e parë mes tyre në Kupë, e cila u shty për shkak të terrenit të rënduar në Peqin.
Ndërkohë që Superliga do të rikthehet të enjten me ndeshjen e prapambetur të javës së 20-të, Skënderbeu-Teuta. Të dielën do të luhen dy ndeshje të tjera të prapambetura, Skënderbeu-Shkumbini, e vlefshme për javën e 22-të të Superligës dhe ndeshja e parë çerekfinale e Kupës në Grupin B, ndërmjet Gramozit dhe Teutës, e cila u ndërpre më 10 shkurt, për shkak të motit të keq.
Sipas FSHF-së, më 10 mars, vetëm tri ditë pas fillimit të fazës së tretë të kampionatit, gjashtë skuadra do të luajnë në tri sfidat e mbetura të kthimit në Kupën e Shqipërisë. Në Grupin A, Dinamo do të presë në shtëpi Shkumbinin, ndërsa në Grupin B, Vllaznia luan me Skënderbeun, pas barazimit 0-0 në Korçë. Gramozi udhëton drejt Durrësit për përballjen e kthimit me Teutën. Në këtë mënyrë, skuadrat do të zbresin tri herë në fushë në harkun e shtatë ditëve. Ndeshjet e javëve 28, 29 dhe 30 të Superligës do të luhen në datat 10, 14 dhe 17 prill.