E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu kërkon nga gjyqtarët politikë serioze

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka kërkuar nga gjyqtarët një politikë serioze ndaj veprave penale.

“Do doja t ju transmetoja rëndësinë e një politike serioze penale të gjykatave tona ndaj atyre veprave penale që nuk janë thjesht shoqërisht të rrezikshme, por reflektojnë kriminalitet të lartë dhe lënë gjurmë të forta siç janë specifikisht ato lidhur me korrupsionin e funksionarëve publikë”, theksoi Spahiu.

Gjatë takimit, Spahiu ka folur për analizën e vitit të shkuar dhe vështirësitë me të cilat hasin këto gjykata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›