E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet për arsye organizative "Vlora 2009"

Çelja e Panairit të Librit në Vlorë, e njoftuar për periudhën 5 deri në 12 gusht, është vendosur të shtyhet për në fillim të gjysmës së dytë të muajit gusht. Paraprakisht mendohet për periudhën 18 deri 23 gusht 2009 në të njëjtin vend ku ishte njoftuar më parë, në shëtitoren Vlorë-Skelë. Arsyet e zhvendosjes së datës së Panairit të Librit në Vlorë janë organizative, si edhe për shkak të ngjeshjes së madhe të veprimtarive masive kulturore që po organizohen këto ditë në qytetin e Vlorës. Një propozim i tillë ka ardhur edhe nga drejtuesit e pushtetit vendor të qytetit të Vlorës, si edhe Shoqata e Shkrimtarëve e këtij qyteti, të cilët mendojnë se fluksi më i madh i pushuesve dhe, në veçanti i emigrantëve shqiptarë me banim e punësim në Itali e Greqi, është pas datës 15 gusht. Panairi i Librit në Vlorë vjen pas atij të organizuar në Ulqin. Rreth 50 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, 5000 tituj të ekspozuar, nga të cilët rreth 600 janë tituj të rinj, një numër i madh krijuesish të njohur e të rinj, do të jenë pjesë e edicionit të dhjetë të këtij panairi në qytetin bregdetar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›