E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, hiqet nga rendi i ditës, kërkesa për komisionin hetimor

TIRANE- Komisioni i ligjeve vendosi të heqë sot nga rendi i ditës ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të kërkuar nga opozita. Vendimi u mor në mungesë të përfaqësuesve të opozitës në komision si edhe pa praninë e kamerave.
Kreu i komisionit Ilir Rusmali deklaroi se në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nuk u arrit një kompromis sa i përket datës se kur komisioni hetimor duhet të kalojë në parlament. Rusmali shtoi se numri i anëtarëve që marrin pjesë në komision nuk është ende i qartë dhe se nuk është zgjedhur ende kryetari i tij. Nderkohe, në një reagim per mediat deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi se praktika e ndjekur sot në komisionin e ligjeve tregon qartë se maxhoranca nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës, dhe po shtyn ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve me qëllimin e vetem manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Topalli: Kuvendi Ok çdo hetimi qe respekton kushtetutën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›