Pensionet, miratohet akti për ushtarakët, Rama: Berisha doli mbi Gjykatat
TIRANE-Opozita braktisi sot mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku u diskutua dhe u miratua vetëm me votat e deputetëve të maxhorancës aktin normativ "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të të gjitha kategorive".
P/ligji u kundërshtua me forcë nga deputetët e opozitës si antikushtetues dhe antisocial dhe në shenjë proteste ata braktisën dhe mbledhjen e komisionit, pak para votimit të tij.
Deputetët socialistë kërkuan që në shqyrtimin e tij të ishin të pranishëm dhe grupet e interesit, ndërsa u shprehën se me këtë akt qeveria cënon të drejtat ligjore të ushtarakëve të fituara me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Maxhoranca e mbrojti aktin normativ të qeverisë, i cili e justifikon bazën ligjore që kërkon Kushtetuta.
Por, anëtari i djathtë, kryetar i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi theksoi se ushtarakët nuk janë përjashtuar nga e drejta e sigurimit. Sipas tij, mbledhja është e hapur dhe ata mund të vijnë të sjellin argumentat e tyre.
Sipas deputetëve demokratë, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 26 prillit 2010 është krijuar një efekt financiar i konsiderueshëm, i cili nuk mund të përballohet dhe sjell efekte financiare të papërballueshme. Ndaj dhe ky akt sipas tyre rivendos një balancë ndërmjet përfituesve, tavanet e të cilëve ishin prishur për shkak të vendimit të kësaj Gjykate.
PS kërkoi shtyrjen e mbledhjes për pasditen e sotme, pasi anëtarët e Komisionit theksuan se nuk votojnë akte normative. Pas kundershtimit nga PD, anetaret socialiste braktisen punimet e Komisionit ku e djatha miratoi e vetme aktin normativ.
Akti normativ, i propozuar nga Ministria e Financave, parashikon që llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të ushtarakëve, të bëhet mbi pagën mesatare referuese neto të çastit, kur një përfitues merr pension. Në këtë mënyrë, përfitimi nga pensioni përllogaritet si pjesë e përfitimit faktik mujor nga puna dhe teorikisht nuk mund të jetë më i madh se paga neto që një ushtarak apo punonjës policie merrte gjatë kohës që ishte në punë.
Rama për ushtarakët
Pak minuta pas mbledhjes në Komisionin e Sigurisë, Partia Socialiste mblodhi një tryezë për pensionet e ish-ushtarakëve, ku kreu i partisë, Edi Rama ka theksuar se shteti ia ka mohuar të drejtën ish-ushtarakëve. Ai akuzoi kryeministrin Berisha se ka shkelur vendimet e gjykatave dhe duke dalë mbi vendimet e tyre në shkelje të të drejtave të ushtarakëve.
"Ne jemi këtu për t`ju dhënë mbështetjen tonë. Shteti ka nëpërkëmbur ushtarakët deri në poshtërim të qytetarëve të këtij vendi që kanë shërbyer me devocion shtetit” theksoi Rama
Rama tha se e drejta nuk mund të gjendet në një shtet që qeveris me vota të vjedhura ku demokracia nuk mund funksion dhe as respekton vendime të rëndësishme si ato të gjykatave.
“Edhe pse Gjykata vendosi pro ushtarakëve, shteti dërgon në parlament një akt normativ kundër vendimit që është një karshillëk i hapur ndaj shtresës së ushtarakëve.
Po ashtu Rama e akuzoi Berishën se nuk ka asnjë vizion për vendin dhe për mirëqeverisjen e Shqipërisë.
"Saliu investon për pushtetin e tij dhe gënjen orë e cast për atë që bën.Kryeministri ka dështuar dhe e ka ai fajin për gjendjen e Shqipërisë sot, për parlamentin e dalë nga shinat, për ekonominë që do të plasë në duart e njerëzve të zakonshëm, e ka ai fajin për borxhin", tha Rama.
(d.b/BalkanWeb)