E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca e Kuvendit për javën e ardhshme

( E plotësuar) Edhe pse Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar pushim për një orë, deputete e kësaj partie nuk janë kthyer më në kuvend. Në mungesë të deputetëve, kryparlamentari Jakup Krasniqi ka kërkuar që të shtyhet seanca. Krasniqi ka thënë se nuk ka pasur shkelje gjatë votimit të ditës së djeshme.

“Votimi ka qenë i rregullt. Nuk ka pasur as një vërejtje as kundërshti gjatë votimit. Pasi ka përfunduar votimi i parë, rezultati ka qenë i ditur. Ne dje e kemi mbyll seancën në mungesë të kuorumit, siç ka mungesë edhe sot, andaj po e shtyme senacën për një ditë tjetër”. Kryesia e Kuvendit do të vendosë të hënën se kur do të mbahet mbledhja e radhës.

....................

Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar pauzë prej një ore me arsyetimin se kanë nevojë për konsultime.

Ndërkohë që deputetët e kësaj partie kanë lëshuar sallën ende pa u miratuar kjo kërkesë nga ana e kryesuesit të seancës, Xhavit Haliti.

Pasi deputetët e PDK-së nuk kanë qenë më në sallë kërkesa për pauzë është pranuar , nga ana e kryesuesit me gjithë kundërshtimet e deputetëve në sallë. 

...

Kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës për shtyrjen e seancës për shkak të siç u tha, shkeljes së rregullores nuk është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë që shefi i GP të PDK-së Grabovci ka kërkuar sërish votimin për këtë çështje për shkak të, siç tha ai, problemeve teknike gjatë votimit.

.....

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetvendosje Visar Ymeri ka kërkuar nga Kuvendi që të anulojë vendimin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, i cili mbrëmë zgjodhi Mentor Shalën si Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Sipas Ymerit, Shala është zgjedhur në mënyrë të paligjshme sepse Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka zgjedhur bordin e RTK-së.

“Zgjedhja e Mentor Shalës është bërë për shkak të mbulimit të skandaleve për të cilat Shala është akuzuar drejtpërdrejt”, ka thënë Visar Ymeri.

.....

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovi ka kërkuar që votimi i djeshëm në kuvend të shpallet i pavlefshëm, siç tha ai për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve.

“Si grup parlamentar kërkojmë që seanca të shtyhet për javën e ardhshme derisa administrata e Kuvendit të sqarojë gabimet në votim gjatë seancës së djeshme”, tha Grabovci.

Ndërkohë që kjo kërkesë nuk është miratuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›