E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni: Shqiptarët s’mund të presin në pafundësi për zgjidhjen e emrit

Shqiptarët nuk mundet në pafundësi të presin zgjidhjen e çështjes së emrit.

Stërzgjatja e zgjidhjes së këtij kontesti shkakton pakënaqësi dhe humbje të durimit tek shqiptarët, derisa zgjidhja sa më e shpejtë nënkupton edhe paqe dhe stabilitet për gjithë rajonin.

Kështu u shpreh Ahmeti në Vjen në Konferencën kushtuar integrimit të Ballkanit perëndimorë. Ai krahas integrimit në BE dhe NATO mes tjerash u ndal edhe në Marrëveshjen e Ohrit për të cilën tha se është çelësi i marrëdhënieve të mira ndëretnike , raporton Alsat.

“Vonesat në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit, dhe vonesat në drejtim të anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO, ne frikësohemi se mund të ketë pasoja në drejtim të pakënaqësisë së komunitetit shqiptarë në RM. Jo që shqiptarët nuk janë të interesuar për çështjen e emrit, ata janë shumë të interesuar që çështja e emrit të zgjidhet. Për ne mbyllja e kësaj teme do të thotë anëtarësim i menjëhershëm në NATO, sepse për Maqedoninë nuk ka nevojë të thirret Samit, por me një konferencë të ambasadorëve Maqedonia fiton të drejtën e anëtarësimit. Anëtarësimi në NATO dhe BE do të thotë më shumë stabilitet, më shumë paqe, më shumë zhvillim, më shumë investime, sepse edhe investitorët e huaj por edhe ata vendas kërkojnë stabilitet të qëndrueshëm” tha Ahmeti./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›