Shtyhet seanca për Albin Kurtin, policia arreston dy aktivistë

Seanca gjyqësore ndaj liderit të lëvizjes“Vetëvendosje”,Albin Kurti,është shtyrë për datën 2 mars,në mungesë të të akuzuarit dhe të një anëtari të trupit gjykues. Zëdhënësja e EULEX-it Kristina Herodes,ka bërë të ditur se deri në këto momente,Policia e Kosovës,e cila e ka marr urdhrin për arrestimin e Kurtit ende nuk ka arritur që zbulojë vende-ndodhjen e tij.
"Seanca e gjykimit është shtyrë për në 2 mars,për arsye se njëra nga anëtarët e panelit gjykues është ende e sëmurë dhe ne shpresojmë që ajo të shërohet.Deri në këtë moment,Albin Kurti ende nuk është arrestuar.Albin Kurti është i pafajshëm përderisa nuk provohet e kundërta.Dhe gjithashtu, Gjykata vendos që të dëshmojë pafajësinë", bëri të ditur Kristina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it.
Në kohën kur pritet të fillojë gjykimi i Albin Kurti,Gjykata e Qarkut të Prishtinës,ka arrestuar dy aktivistë të Vetëvendosjes Glauk Konjufcen dhe Zgjim Hysenin.
"Ne nuk kemi informata më të hollësishme se për çfarë është arrestuar Glauku dhe Zgjimi, dhe për këtë mendoj se do të kishte qenë më mirë që ta pyesni policinë, ose Gjykatën e Qarkut se cila ka qenë arsyeja e këtij arrestimi... Kjo është dëshmi e qartë se përndjekja e të gjithë aktivistëve të Vetëvendosje nga Eulex-i tashmë ka filluar", tha Visar Ymeri, aktivist i Vetëvendosjes.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës Brahim Sadriu,kanë njoftuar se, fletë arresti për këta dy aktivistëve është lëshuar që nga muaji shtator i vitit të kaluar. "Personat akuzohet për vepër të dëmtimit të pasurisë së patundshme.Urdhri për këta persona ka qenë më herët... më 23 shtator të vitit 2009", tha Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ndërkohë,avokati zyrtar Albin Kurtit,i caktuar nga EULEX-i, Ramiz Krasniqi,ka përsëritur kërkesën për dorëheqje nga kjo cështje,mirëpo ajo nuk i është pranuar nga trupi gjykues.
Shkëlzen Osmani