E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu i Kosovës, Prishtina- Beogradit: Hiq dorë nga obstruksionet

Prishtina i kanë bërë thirrje Beogradit zyrtar që të heqë dorë nga obstruksionet ndaj Kosovës lidhur me zbatimin e strategjisë për shtrirjen e autoritetit në veri të vendit.Në konferencën e organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme në Prishtinë,përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë theksuan se integrimi i veriut në jetën institucionale të Kosovës do t’i hapë rrugën bashkëpunimit Serbi-Kosovë në drejtim të BE-së.

"Kjo cështje mund të marr kohë mbase edhe vite Parimi ynë lokal është determinimi që do të thotë të ketë një debat të lirë,gjë që synohet edhe nga BE dhe nuk bëhet fjalë për kërcënime.Do të konsultohemi me Beogradin në cështjet tek të cilat aim und të kontribuojë.Kjo nuk ka të bëjë me statusin, por me stabilizim-asociim.Brukseli do të komunikojë me Beogradin dhe do të kërkojë inkurajimin e Serbisë në këtë rrugë", tha Pieter Feith, Shef i ICO-se, Përfaqesues Special i BE-së në Kosovë.

"Edhe pse reagimi fillestar në Beograd ka qenë negativ dhe në disa raste pothuaj histerik,mendoj se është shfaqur shpresa e vdekur për gjënë e vjetër. Ne po i bëjmë Serbisë një favor të madh sikurse Kosovës kur flasim për zgjidhjen e këtyre çështjeve për t’ia hapur rrugën një të ardhmeje bashkëpunimi.Po ndihmojmë Beogradin që të zgjidhë çështjet e së kaluarës,trashëgimninë e viteve 90 për të parë nga një e ardhme ndryshe", u shpreh Christopher Dell, ambasador i SHBA-së në Kosovë.

"Do të kemi një periudhë të zhvillimeve të cilat do të pasojnë pas funksionalizimit të grupeve punuese për implementimin e strategjisë së veriut. Nga analizat që do të bëjë ky ekip do të përcaktohen hapat, dinamika dhe veprimet e zbatimit të kësaj strategjie. Në grupe punese do të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës, shoqërisë civile si dhe pjesëtarë të komunitetit serb-përveç atyre nga Qeveria dhe ICO-ja", deklaroi Hajredin Kuçi, zv/Kryeministër i Kosovës.

Strategjia për shtrirjen e autoritetit të institucionevë të Kosovës në veri parashikon edhe zhvillimin e zgjedhjeve në Zveçan, Zubin-Potok, Leposaviq dhe në komunën e re në veri të Mitrovicës,që pritet të formohet paralelisht gjatë këtij procesi. Deri tani,Serbia ka kundërshtuar ashpër këtë proces dhe strategjinë në përgjithësi.

Shkëlzen Osmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›