E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet serish ceshtja e Gerdecit

Është shtyrë edhe seanca e sotme e gjyqit të cështjes së Gërdecit, që po zhvillohet në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës.

Sipas informacioneve të fundit, shkak është bërë mungesa në sallë e avokatëve mbrojtës të të pandehurve.

Procesi për një nga tragjeditë më të rënda të ndodhura në vitet e fundit në Shqipëri, ku humbën jetën 26 persona, vazhdon të calojë për shkak të mungesës së disiplinës së palës mbrojtëse.

Kjo e fundit duket se zgjedh taktikën e bojkotit të procesit në mënyrë që të mbarojnë afatet e paraburgimit dhe të pandehurit të lirohen ose të fitojnë arrestin e shtëpisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›