Ndërkombëtarë, vetëm një zog mund të këndojë në Shqipëri!
Çfarë jave kjo që kaluam! E ethshme! Një zë potent, i cili tërhoqi po këtë javë gjithë vëmendjen e kamerave botërore për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, foli në Tiranë në emër të Bashkimit Europian. Ajo ishte Catherine Ashton. Edhe një tjetër zë po aq potent, Jonathan Moore, Drejtor për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, foli në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mes të Tiranës ndërsa në sfond dëgjoheshin pareshtur zëra në furtunë.
Të dy i apeluan politikës shqiptare për respektim të ligjit dhe garantim të standardeve të zgjedhjeve të ardhshme.
Po të flasim për zj. Ashton, mund të themi se pak nga të gjitha mund të gjeje tek Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, e cila vizitoi Shqipërinë në fillim të javës së kaluar. Ajo ishte e dyta femër e fuqishme në botë pas Sekretares Amerikane, Hillary Clinton, që vizitoi Shqipërinë ku dha mesazhe të forta.
"Për BE-në është e një rëndësie thelbësore që zgjedhjet parlamentare të këtij viti të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ato europiane. Elementët kyçë për progres janë një dialog i mirëfilltë dhe konstruktiv ndërmjet të gjitha partive politike, si edhe vullneti për të gjetur kompromiset", - tha ajo midis të tjerash.
Kam vënë re se ajo është një nga ata politikanë që kur buzëqesh e gjithë fytyra i rrëzëllen. E kemi parë në çdo vend të botës të ndryshojë atmosferë e t'i bëjë kundërshtarët të shtrëngojnë duart, jo vetëm me buzëqeshjen e saj, padyshim. Konkretisht, rasti më i fundit ndodhi në Bruksel, ku ajo u përqafua me Thaçin e Daçiç pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për veriun e Kosovës.
Por në ndalesën e saj të fundit në Shqipëri, portreti dhe sjellja e zj. Ashton folën më shumë se fjalët që dolën nga goja e saj. Dhe ky qëndrim i saj ishte krejt i kuptueshëm. E kundërta nuk do të kish kuptim.
Pak e ftohtë, e shqetësuar, e menduar për misionin e vështirë mbi supe, por shumë elokuente dhe ende optimiste për Shqipërinë, 57-vjeçarja nuk e fshehu dot se nuk priste të ballafaqohej ende me këtë lloj klime kaq të polarizuar në Shqipëri edhe pas angazhimit maksimal të BE-së në vendin tonë.
Jo vetëm nga hierarkia dhe posti që mban, por edhe nga ana psikologjike, anglezja nga Lancashire, me një diplomë në sociologji dhe fituese e Çmimit Stonewall si "Politikania e Vitit" në 2006-tën, ka mësuar shumë tashmë nga mentaliteti ballkanik. Vizitat e herëpashershme në vende të ndryshme të Ballkanit dhe puna si ndërmjetësuese e 9 raundeve të bisedimeve midis Serbisë e Kosovës, e kanë ndihmuar shumë të kuptojë natyrën e konflikteve politike ballkanike. Dhe Shqipëria nuk bën përjashtim fatkeqësisht.
Dhe tek rrekesh të kuptojmë këto ditë se ku po shkon politika shqiptare, mendja të shkon tek e kaluara e këtij vendi, e cila të jep një lloj përgjigjeje.
Historikisht dhe tradicionalisht, që nga koha e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në shekullin e 16-të, vetëm një zog ka kënduar në Shqipëri, dy kurrë. Ja t'i hedhim një sy të shpejtë. Skënderbeu ndenji në fuqi plot 25 vite. Më pas ish-mbreti Ahmet Zog sundoi për 15 vite, për të ardhur tek ish-diktatori Enver Hoxha, që e mbërtheu karrigen për 50 vite me radhë. Dhe nuk kishte ndërmend ta linte po të mos ishte Zoti që i kujtoi se qiriut të tij po i vinte fundi, dhe nëse nuk do të fillonte të frynte era e ndryshimeve në Europën Lindore. Tani kemi kryeministrin Sali Berisha, që është në fuqi prej 15 vitesh.
Pra, del se ndërkombëtarët nuk duhet të mërziten nga ngjarjet që po ndodhin në vendin tonë, por të mendojnë të paimagjinueshmen, sepse në këtë vend dominon ndjenja e sundimit dhe jo ajo e respektimit të ligjit. Duket se shumë ujë duhet të rrjedhë akoma që të sundojë kjo e dyta.
Vërtet shqiptarët kanë nevojë për pak ajër të pastër. Njerëz si zj. Ashton na kujtojnë se ky ajër vërtet ekziston.
Por ama edhe njerëz si Sergej Balovin, djali rus 28-vjeçar që vizitoi Shqipërinë këtë javë, - ai shëtit botën me një biçikletë, - na kujtojnë diçka të rëndësishme. Duke bërë portrete të njerëzve që takon nëpër botë, ai merr në këmbim një dhuratë. Por djali zemërgjerë, i ndan shumë nga dhuratat edhe me njerëz të tjerë të sëmurë, thjesht për bamirësi. Ai na kujton se mirësia është në dorën e njerëzve.
Çfarë jave! E ethshme vërtet!