E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e grekut, piste e re hetimi

Sarande- Autopsia dhe ekspertiza mjeko-ligjore per vdekjen e 28-vjecarit grek Gazelios Vasilis kane nxjerre ne pah nje piste te dyte hetimore per policine e Sarandes. Viktima ka nderruar jete jo vetem si pasoje e goditjeve qe dyshohet se i jane dhene ne trup, por edhe per shkak te mbidozes. Provat e momentit jane te pamjaftueshme per te zbardhur skemen e plote te ngjarjes, ndersa ne komisariat mesohet se eshte shoqeruar nje i ri me emrin Arben, banues ne afersi te fshatit Janiar, ku u gjet trupi, i cili ka njoftuar fillimisht policine greke. Burime nga grupi hetimor konfirmuan se Vasilis ishte nje person me precedente penale ne Igumenice dhe i denuar, ndersa njihej edhe si perdorues i narkotikeve. Pas vdekjes trupi i tij mendohet te jete transportuar deri ne afersi te vijes kufitare, Piramida 54 dhe ne kete ngjarje te jene te perfshire te pakten 4 persona. Policia po heton edhe per nje konflikt narkotrafiku mes paleve dhe se te dyshuarit jane shtetas shqiptare.

Prokurori Clirim Shahini tha se, "grupi hetimor ishte ndodhur ne Janijar pasi eshte mesuar se ne kufirin shqiptar, ne afersi te vijes ndarese me Greqine, ishte gjetur nje kufome e cila i perkiste nje djali te moshes 28 vjec". Njoftimi per kufomen eshte dhene nga ana e policise greke, qe ishte njoftuar nga nje i riu shqiptar nga ky fshat dhe qe shoqeronte Gazelios Vasilis. Hetuesit dyshojne se te perfshire ne ngjarje dhe qe kane dijeni per rrethanat jane te pakten kater persona, tre nga te cilet nuk dihet se ku jane fshehur. "Nga ana jone jane duke u bere hetime ne disa pista, per te zbuluar ngjarjen dhe per te evidentuar me fakte rastin", tha Shahini per "KJ". Diten e djeshme grupi hetimor ka fluturuar me helikopter drejt vendngjarjes per te kryer veprimet procedurale. Mendohet se trupi i 28-vjecarit nga Igumenica mund te jete transportuar nga thellesia e tokes shqiptare per ne vijen kufitare, ku dhe eshte braktisur.

Ne morgun e spitalit, kufoma i eshte nenshtruar autopsise mjeko-ligjore nga ekspertet Admir Sinemati dhe Elmaz Shaqiri, te cilet kane kryer tere procedurat, ne prani edhe te eksperteve te kriminalistikes te komisaritt Sarande. Sipas mjekut ligjor, Sinemati, "i riu grek rezulton te kete marre nje mbidoze droge lloji, i te ciles ende nuk eshte percaktuar dhe kjo mendohet mund te kete qene nje nga shkaqet e vdekjes". Ai shtoi se ne trup nuk jane vene re shenja te dukshme te dhunes te cilat pa konsideruar mbidozen te sillnin vdekjen. Ne pjesen e fytyres, kryesisht ne hunde, jane vene re shenja gjaku, ndersa policia diten e ngjarjes deklaroi se Vasilis ishte goditur ne kafke me mjete te forta. Dyshohet se pasi ka vdekur ne ndonje shtepi ne fshatin Janijar ku ka pasur edhe miq shqiptare, kufoma te jete derguar ne kufi.

Grupi hetimor nuk e ka rrezuar dyshimin per nje vrasje, duke mbajtur te ndaluar nje prej miqve te viktimes, emri i te cilit nuk u be publik, ndersa u shpallen ne kerkim edhe disa te tjere. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Gazelios Vasilis ka qene i denuar ne Greqi per narkotrafik dhe njihej si perdorues i drogave te forta. Ekspertet thane se jane marre kampionet e nevojshme per analizat dhe se shume shpejt do te dilet ne nje konkluzion shkencor.

Flet Kanisikis, daja i viktimes

"Per ngjarjen njoftuan policine greke"

Nje grup prej kater personash nga Igumenica, kane mberritur dje ne mesdite ne morgun e spitalit te Sarandes. Dajo i Gazelios Vasilis, Thodhoris Kanisikis, i pyetur nga gazeta "KJ" mbi ngjarjen, ngre supet duke thene se nuk dinte gje per ngjarjen e ndodhur dhe pret te zbardhet nga policia. Ai sqaron se ka ardhur te marre trupin e nipit te tij, i cili eshte gjendur i vdekur ne kufi. "Jemi njoftuar nga policia greke per ngjarjen dhe menjehere kemi ardhur ketu. Presim qe drejtesia te zbardhe ngjarjen dhe rrethanat", thote Kanisikis. Ai shton se nipi i tij ne Greqi ka qene i denuar dhe ka bere disa vite burg per vepra penale te ndryshme, por nuk jep te dhena te tjera rreth 28-vjecarit apo rreth dyshimeve per nje vrasje te mundshme per kete shkak. Pasi kane marre trupin e pajete te te riut, ne mbremje ata jane nisur per ne Igumenice, me qellim kryerjen e ceremonise mortore. Policia greke ka kontaktuar me palen shqiptare per te mesuar rreth ngjarjes dhe detajeve te hetimit.

Hetimet per zbardhjen e vdekjes

Dy grupe ekspertesh dhe drejtuesish ne vendngjarje

Me helikopterin e Ministrise se Brendshme, nje ekip me dy eksperte te Mjekesise Ligjore, Ministrise se Drejtesise, specialiste te Institutit te Policise Shkencore, kane fluturuar dje ne megjes per ne fshatin kufitar te Janijarit. Ata jane vendosur ne afersi te Piramides 54, ku ishte gjetur edhe kufoma e Gazelios Vasilis. Nje dite me pare ne vendngjarje kishte shkuar edhe shefi i komisaritit te Sarandes, Vullnet Topalli, prokurori Clirim Shahini dhe eksperti mjeko-ligjor, Adnand Braho.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›