Topi nderon 22 viktima të komunizmit, të respektohen institucionet
TIRANE- “Ata që marrin vendime në emër të shoqërisë shqiptare duhet të të gjejnë forcë për të punuar parreshtur në instalimin e atyre parimeve dhe standardeve, të cilat garantojnë vizionin e një Shqipërie të zhvilluar dhe evropiane. Këtë mesazh ka lëshuar sot kreu i shtetit Bamir Topi, duke iu referuar situatës politike në vend. Mesazhi i presidentit erdhi menjëherë pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan James B. Steinberg, gjatë ceremonisë së dekorimit të 22 viktimave të regjimit komunist.
“Ngjarje të tilla risjellin dhe apelojnë në kujtesën tonë rëndësinë e forcimit të shtetit ligjor, të frymës kushtetuese dhe mentaliteteve qytetare evropiane, të vokacionit tonë perëndimor dhe të garantimit të qëndrueshëm e pa kushte të çdo të drejte dhe lirie qytetare.”- deklaroi presidenti duke vënë theksin se “ Historia e tranzicionit tonë na mëson se institucionet demokratike, të pavarura dhe funksionale, mbeten çelësi i suksesit dhe i zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe integrues. Kjo ishte aspirata e atyre që kemi rikujtuar këto ditë, e atyre që nderojmë sot, dhe kam bindjen se kjo është ajo çfarë e bën rrugën tonë evropiane më të shkurtër dhe më të sigurtë.”
Presidenti Bamir Topi, dekoroi sot me Urdhrin “Nderi i Kombit” njëzet e dy viktima të regjimit komunist, të cilët u arrestuan e më pas u pushkatuan pa gjyq për motive politike, pas bombës së hedhur në Ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Tiranë gjashtëdhjetë vjet më parë. Viktimat u dekoruan me motivacionin: “Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të thellë për qëndresën e pashembullt dhe papajtueshmërinë e palëkundur me idetë e regjimit komunist, të cilët shteti diktatorial i dënoi me vdekje për shkak të bindjeve dhe orientimit të tyre demokratik”.
(s.g/Balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO: Topi nderon 22 viktima të komunizmit, të respektohen institucionet