Shtyhet shperndarja. Librat e shkolles me date 1 shtator
Shpërndarja e librave shkollor nuk ka nisur. Ministria e Arsimit kishte vendosur datën 29 për shitjen e tyre dhe nëpërmjet mediave bëri të njohur këtë datë, që nxënësit të mësonin ditën, që do të blinin librat shkollorë. Këtë të hënë të vetmit përsona, që ishin në oborret e shkollave ishin rojet. Ata njoftonin prindërit, që të ktheheshin mbrapsht, pasi shtëpitë botuese nuk I kishin dorëzuar librat ende në shkolla.