Lufte per kopshtet. Hapet rregjistrimi nuk ka vende
Në ditën e parë të shpërndarjes së fëmijëve në kopshte ka patur përplasje të shumta me prindërve dhe regjistruesve të caktuar nga drejtoria arsimore. Vec dyndjes dhe pritjes për të regjistruar të vegjlit,një pjesë e prindërve ankohen nëpermjet kameras së AS, se kopshtet ku duhet të çojnë fëmijët kanë plotësuar numrin dhe nuk dinë se ku të gjejnë zgjidhjen. Atyre u duket paradoks që në ditën e parë të këtij procesi një pjesë e kopshteve i kanë mbyllur regjistrimet.
Një nga punonjëset e arsimit, e ngarkuar me këtë detyrë, Mira Hoxha, thotë se fluksi i prindërve ka të bëjë me padurimin e tyre për tii sistemuar që në ditën e parë. Hoxha thotë se nuk ka afate kohore me qëllim që asnjë fëmijë të mos mbetet pa ndjekur kopshtin.
“Është mania për ta mbaruar këtë punë, por jo që do të ketë probleme. Problemet do të zgjidhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Për kopshtet ku është plotësuar numri I fëmijëve, këta të fundit do të çohen në kopshtin më të afërt që ato do të dëshirojnë ”- tha Hoxha.
Këtë vit regjistrimi i fëmijëve në kopshte është vendosur të kryehet pranë drejtorisë arsimore dhe për të shmangur problemet për çdo kopësht është vendosur një punonjës i veçantë, që merret me shpërndarjen e tyre.
Julia Bardhushi