Kerkim intensiv III ne pranga 221 te kerkuar ne 7 muaj

Policia e kryeqytetit ka bërë bilancin e punës 7 mujore, ku si rrjedhojë e operacionit të koduar “Kërkimi Intensiv III” janë kapur 221 persona të shpallur në kërkim dhe 88 persona për armëmbajtje pa leje. Mësohet se operacioni i kryer nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit të Policisë së kryeqytetit, gjatë periudhës Janar – Korrik 2011 ka evidentuar, kapur dhe ndjekur penalisht 88 persona për konsumim të veprës penale të “Armëmbajtjes pa leje”, ndërkohë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të shkuar, Janar – Korrik 2010 janë kapur 69 persona.
Sipas një njoftimi të posaçëm per shtyp, bëhet me dije se vetëm për muajin gusht janë kapur 15 shtetas për armëmbajtje pa leje, ndërsa në të njëjtin muaj të një viti më parë janë kapur 8 persona.
Ndërkohë gjatë shtatë mujorit të lënë pas, janë kapur 221 persona në kërkim të shpallur me vendim gjykate për vepra të ndryshme penale, ndërsa gjatë vitit të shkuar janë kapur 157 persona në kërkim. Mësohet se gjatë muajit gusht 2011 janë kapur 29 persona në kërkim ndërsa në të njëjtin muaj të një viti më parë, janë kapur 24 persona në kërkim, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Në analizën e bërë për punën e kryer gjatë këtyre 7 muajve, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është shënuar një rritje e ndjeshme si në zbulimin dhe evidentimin e një numri më të madh të veprave penale në krahasim me periudhat paraardhëse, ashtu dhe në goditjen e grupeve të organizuara kriminale.
Por rritja e zbulueshmërisë dhe kapja e autorëve të ndryshëm të veprave penale tregon qartazi dhe rritjen e kriminalitetit në kryeqytet. Vetëm përgjatë këtij viti janë shënuar rreth 76 vrasje në rang vendi dhe mbi 51 vjedhje të formave të ndryshme në kryeqytet çka tregon se veprat penale konsumohen në shifra të larta në metropolin shqiptar.
Jul Kasapi